minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Nuk kanë qenë prezent për vite, pse Turqia nuk merr më pjesë në Eurovision - Shqiperia.info

Turqia nuk mori pjesë në Eurovision as në edicionin 69-të të Festivalit të këtij viti në Bazel, dhe arsyeja për bojkotin e tyre të hapur është më shumë se një.

Konkretisht, në vitin 2013, Turqia vendosi të tërhiqej përgjithmonë nga konkursi sepse siç deklaruan në atë kohë, Eurovision nuk është më i përshtatshëm për një audiencë më të re. Kjo u deklarua në vitin 2018 nga presidenti i radiotelevizionit turk TRT, Ibrahim Eren.

“Ne i thamë Unionit Evropian të Transmetimeve se vlerat ishin shtrembëruar. Do të kthehemi kur të rregullohet”, tha Eren në vitin 2018.

Ata gjithashtu kanë problem me mënyrën e votimit.

Turqia është gjithashtu e shqetësuar nga sistemi i votimit në Festivalin e Këngës në Eurovision, pasi numërohen 50 përqind e votave të audiencës dhe 50 përqind e votave të jurisë , si dhe nga statusi i Pesë vendeve të Mëdha , që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Suedinë.

Në vitin 2003, Turqia kishte fituar Eurovisioninme këngëtaren, Sertab Erener.

Eurovisionin këtë vit e fitoi Austria.

Nuk kanë qenë prezent për vite, pse Turqia nuk merr më pjesë në Eurovision / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version