minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Një shtet përjashtohet nga Eurovisioni pak para natës finale - Shqiperia.info

Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga Eurovisioni  pas një incidenti në prapaskenë.

Siç raporton BBC, një pretendim për frikësim iu bë policisë suedeze nga një anëtare grua e produksionit.

Në një deklaratë, organizatorët e konkursit thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte në garë” derisa të zhvillohet procesi ligjor, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Klein kishte qenë ndër favoritët për të fituar konkursin e këtij viti me këngën e tij, Europapa.

Një himn tekno pro-evropian, ai iu kushtoi babait të tij, të cilin e humbi nga kanceri në moshën 12-vjeçare.

Tani 26-vjeç, këngëtari i kishte premtuar babait të tij se një ditë do të arrinte në skenën e Eurovizionit.

Lajmi për pezullimin e tij doli të premten pasdite, gjatë provës së parë të veshjes për finalen e madhe televizive të së shtunës. /Reporteri.net/

 

Një shtet përjashtohet nga Eurovisioni pak para natës finale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version