Një moment i papritur, por i dëshiruar nga shumë fansa, ndodhi gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP Albania”, ku astrologia e njohur Meri Shehu realizoi një premtim të veçantë.
Pasi u shpall se ajo ishte një nga personat e shpëtuar nga eliminimi, duke vijuar kështu garën e saj në shtëpinë e BBV Albania, Meri mori masa për të mbajtur fjalën e saj.
E emocionuar dhe me buzëqeshjen në fytyrë, Meri Shehu u afrua tek Meritoni dhe i dhuroi një puthje, përmbushur kështu premtimin e saj për të dhënë puthje për Meritonin dhe për të kaluar kohë në dush me njërin prej banorëve nëse do t’i shmangej daljes nga shtëpia.
Ky veprim e surprizoi edhe vetë Meritonin dhe të pranishmit në studio, si dhe sigurisht shikuesit që ndoqën ngjarjen live.
Momenti u kthye menjëherë në një nga pikat kryesore të diskutimeve në rrjetet sociale, ku njerëzit shprehën mendimet dhe reagimet e tyre ndaj gjestit të Meri Shehut.
Disa e panë si një veprim të guximshëm dhe të sinqertë, ndërsa të tjerët e interpretuan si një moment të krijuar për të shtuar dramë dhe interes në spektakël.
Në një shtëpi ku tensionet dhe surprizat janë pjesë e përditshmërisë, veprime të tilla kontribuojnë në kthimin e “Big Brother VIP Albania” në një nga spektaklet më të ndjekura dhe të diskutuara në vend.
Ndodh për herë të parë në BBVA3, Zonja Meri puthet në buzë me Meriton Mjekiqin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.