Pas muajsh negociatash, Fedez dhe Chiara Ferragni kanë zyrtarizuar fundin e martesës së tyre. Dokumentet përkatëse janë dorëzuar në Gjykatën e Milanos, e cila pritet ta shpallë përfundimisht divorcin pas afatit ligjor prej gjashtë muajsh.
Dy fëmijët e çiftit, Leone dhe Vittoria, do të kalojnë kohë të barabartë me të dy prindërit. Kujdestaria e përbashkët është rënë dakord nga të dyja palët, duke pasur në fokus interesin më të mirë të fëmijëve.
Në bazë të marrëveshjes, Fedez do të mbulojë shpenzimet për shkollimin, kujdesin shëndetësor dhe aktivitetet jashtëshkollore të fëmijëve, në formën e një mbështetjeje të rregullt.
Gjithashtu, është rënë dakord që çdo publikim i imazheve apo videove të fëmijëve në rrjetet sociale do të kërkojë aprovimin e të dy prindërve.
Sipas mediave italiane, ndarja e çështjeve financiare dhe profesionale mes tyre ishte bërë që më parë, çka ka lehtësuar procesin dhe ka shmangur përplasjet.
Përfundimi i lidhjes së njohur “Ferragnez”, një prej çifteve më të ndjekur në botën e influencës dhe medias, ka ardhur pa tensione të mëdha publike dhe pa beteja për pasuri. Sot, të dy janë të përqendruar tek qetësia në jetën personale dhe mirëqenia e fëmijëve të tyre./Bordo.al
Ndahet përfundimisht çifti i njohur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.