minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Miley Cyrus paditet për “kopjimin” e këngës së Bruno Marsit - Shqiperia.info

Këngëtarja me renome botërore, Miley Cyrus është paditur nga kompania “Tempo Music Investments” në Gjykatën Federale të Los Angelosit nën dyshimin e “shfrytëzimit të paautorizuar të këngës.

“Flowers” dyshohet të jetë kënga e kopjuar nga artisti Bruno Mars saktësisht teksti i këngës “When I Was Your Man”.

Të akuzuar janë edhe bashkëpunëtorët e tjerë, si Gregory Hein dhe Michael Pollack, dhe Sony Music Publishing, Apple, Target, Walmart.

Mediumi britanik “The Guardian” ka raportuar se kërkesa e “Tempo Music” për dëmshpërblim është ende e pacaktuar, por megjithatë kërkohet t’i ndalohet Miley Cyrusit ta riprodhojë, shpërndajë apo interpretojë këngën.

“Çdo fans i Bruno Marsit e di se “Flowers” e Miley Cyrusit nuk e arriti të gjithë atë sukses vetë.

“Flowers” kopjon elemente të shumta melodike, harmonike dhe lirike të këngës së Bruno Marsit, duke përfshirë dizajnin melodik të zërit dhe sekuencën e vargut, linjën lidhëse të basit, elemente të caktuara muzikore teatrale, elemente lirike”, thuhet në padi.

“Flowers” i dha Cyrusitt Grammyn e saj të parë në ceremoninë e këtij viti, për performancën më të mirë solo pop. Kënga qëndroi për tetë javë në vendin e parë në SHBA vitin e kaluar dhe 10 javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Miley Cyrus paditet për “kopjimin” e këngës së Bruno Marsit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version