minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Meriton Mjekiqi ironizon Donald Veshajn në emision, si reagoi Bora Zemani - Shqiperia.info

Meriton Mjekiqi, ish-banori i njohur i Big Brother Vip Albania 3, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Cherry on Top”.

Në një moment të bisedës, Meritoni ka zgjedhur të ironizojë Donald Veshajn, një tjetër personazh të njohur në skenën e showbiz-it shqiptar.

“E kaloi Donaldi? Pashë në disa intervista që ishte i mërzitur?” – ka pyetur Mjekiqi.

Megjithatë, Bora Zemani, prezantuesja dhe partnerja e Donaldit, nuk ka ngurruar të reagojë ndaj kësaj pyetjeje.

“Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV” – ka thënë Bora.

Kjo përplasje verbale vjen në vijim të komenteve të mëparshme të Donaldit në lidhje me një debat të ashpër që ka ndodhur në BBV3.

Kujtojmë se debati i përfshiu Romeon, Meritonin dhe Liamin, ku u bë edhe një sulm ndaj Heidit, dhe familjarëve të saj nga jashtë.

“Paska ardhur koha e ‘burrave’ o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria, o trima?” – ishte shprehur Veshaj në një postim.

Meriton Mjekiqi ironizon Donald Veshajn në emision, si reagoi Bora Zemani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version