Këtë sezonë roli i prezantueses në “Big Talk” i ishte besuar Mbresa Hajrullahut.

Këngëtarja e prezantuesja ka shkëlqyer në secilën paraqitje në këtë format. Madje, ajo ka arritur të bëj për veti një numër të madh fansash.

Me anë të tri fotografive ku duket e kuruar në çdo detaj ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim duke paralajmëruar që diçka risi do të vjen nga ajo.

“Me keto foto po e permbyll kapitullin e ketij sezoni te Big Talk.

Falenderuese pergjithmone per mundesin e dhene dhe per te gjithe dashurine qe kam marr nga ju ne kete rrugetim, si te parin ne rolin e prezentueses.

Shihemi shume shpejt!

– E juaja pergjithmone, Mbresa ”, shkroi ajo.

Me tri fotografi sensuale, Mbresa mbyll kapitullin e sezonit të “Big Talk” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version