32 vjeçari Kozak Braçi, personazh i TikTokut, është gjobitur ga Policia e Tiranës me një gjobë administrative prej 100 mijë lekësh, pasi u filmua duke hedhur mbeturina nga dritarja veturës, shkruan Reporteri.net.
Videoja, e cila qarkulloi në rrjetet sociale, u verifikua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilat bënë identifikimin dhe shoqërimin e tij për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia njoftoi se gjoba ndaj tij është dhënë në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.
Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.
/Reporteri.net/
Me duar të lidhura, shoqërohet në polici Kozak Braçi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.