minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Më censuruan”, vjen reagimi i Jetmirit pasi u largua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania - Shqiperia.info

Pas largimit nga Big Brother VIP Albania mbrëmë, Jetmir Salaj ka vënë sërish në dyshim transparencën e këtij formati.

Në një video të publikuar në rrjete sociale pas daljes nga Big Brother VIP Albania, ish-banori tashmë shprehet se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni.

Siç shprehet ai, vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi pas një trysnie psikologjike nga produksioni i këtij formati.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri në videon e publikuar./Reporteri.net/

“Më censuruan”, vjen reagimi i Jetmirit pasi u largua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version