minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Martohen Teuta me Agronin, bija e presidentit historik u kurorëzua në rezidencën e Rugovës nga Përparim Rama - Shqiperia.info

Ish-deputetja dhe e bija e vetme e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teutë Rugova, është martuar zyrtarisht ditën e sotme.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin – djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi – në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.

Kurorëzimi është bërë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar këtë moment të rëndësishëm për çiftin.

Martesa e Teutës dhe Agronit ka mbledhur rreth vetes miq të ngushtë dhe familjarë, në një atmosferë të ngrohtë dhe intime, që respektoi figurën dhe trashëgiminë e presidentit Rugova, duke mbajtur ceremoninë në ambientet e shtëpisë së tij.

Martohen Teuta me Agronin, bija e presidentit historik u kurorëzua në rezidencën e Rugovës nga Përparim Rama / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version