minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mari D’Oro, artistja e re shqiptaro-norvegjeze vjen me një këngë të re nga Erjon Zaloshnja - Shqiperia.info

The SuperStudios, studio regjistrimi e kompozitorit, autorit të teksteve dhe producentit, Erjon Zaloshnja sjell një super hit muzikor nga këngëtarja shqiptaro-norvegjeze e talentuar, Mari D’Oro. Kënga e titulluar “T2” është publikuar tashmë në youtube në kanalin e këngëtares dhe mban firmën e artistes Angus Dei.

“Mari D’oro, artistja e re shqiptaro-norvegjeze në nje këngë të re krijuar nga unë në të tre komponenteët. Nje këngësh tashmë të përfunduara do të vijojë të plotësojë katalogun e saj muzikor. Ky vit do të jetë një vit i fortë krijimesh në The SuperStudios. Puna veç sa ka filluar!” shprehet autori i këngës dhe drejtues i The Superstudios, Erjon Zaloshnja, autor i disa këngëve hit në muzikën e lehtë shqiptare si “Ika larg” apo së fundi “Një zemër për dy”.

Mari D’oro është një artiste shqiptaro-norvegjeze në rritje, e cila ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shqiptar në Norvegji.

Përveç angazhimeve muzikore, Mari D’oro është e njohur për përfshirjen e saj aktive në komunitetin shqiptar në Norvegji, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e disa eventeve kulturore dhe artistike, duke ndihmuar në forcimin e lidhjeve midis diasporës shqiptare dhe vendit amë.

Me talentin dhe përkushtimin e saj, Mari D’oro pritet të vazhdojë të kontribuojë në skenën muzikore dhe kulturore, duke shërbyer si një urë lidhëse midis kulturave shqiptare dhe norvegjeze.

Mari D’Oro, artistja e re shqiptaro-norvegjeze vjen me një këngë të re nga Erjon Zaloshnja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version