minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes - Shqiperia.info

“Mbretëresha e Pop-it” festoi 67-vjetorin me një udhëtim të veçantë në Itali, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur.

Prej vitesh, Madonna kishte shprehur dëshirën për të parë nga afër garën tradicionale me kuaj Palio di Siena, një ngjarje historike që i përket epokës mesjetare dhe që pritet me padurim nga i gjithë qyteti. Këtë vit, ajo e bëri më në fund ëndrrës e saj realitet. Në një postim në Instagram, Madonna e përshkroi përvojën si një “ritual të shenjtë”.

Në këtë aventurë, ajo u shoqërua nga vajzat e saj Lourdes (28) dhe Mercy (19), si dhe nga partneri, balerini Akeem Morris (28). Familja shijoi ditë të qeta në Toskanë, mes shëtitjeve në natyrën e fshatit, fishekzjarrëve dhe kërcimeve spontane me vendasit, të gjitha të dokumentuara në një video që ajo publikoi në rrjetet sociale.

Pika kulmore e festës? Torta e ditëlindjes, një krijim madhështor në ngjyrë rozë, me temën e personazhit të njohur “Labubu”.

Mbi të shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen Madudu!”

E veshur me një korse elegante prej sateni të bardhë, Madonna fryu qirinjtë.

Aq u desh dhe në Instagram vërshuan një sërë urimesh për këngëtaren ikonike, por vëmendjen këtë herë e rrëmbeu torta.

Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version