minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Lutfi Haziri i lumtur me dhëndrrin e ri: Po na rritet familja - Shqiperia.info

Politikani i njohur, Lutfi Haziri së fundmi ka folur për gjithë karrierën e tij politike e po ashtu edhe për jetën private e lidhjen me fëmijët.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur sërish për lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin Mozzik.

Haziri fillimisht zbulon se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në muajin shtator.

“Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën. Ka qenë ajo thyerja më e madhe, ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë”, u shpreh ai në RTV Dukagjini.

Ai, shtoi: “Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.

Lotina dhe Mozzik po shijojnë prej muajsh romancën në publik.

Lutfi Haziri i lumtur me dhëndrrin e ri: Po na rritet familja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version