minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Luiz Ejlli rikthehet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - Shqiperia.info

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli do të rikthehet sot në Prime-in e spektaklit dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga moderatori, Ledion Liço.

Pak detaje janë dhënë për rikthimin e Luiz Ejllit në BBVA, por pjesëmarrja e tij të shtunën do të shënojë padyshim një kthesë të shikueshmërisë, duke marrë parasysh ndikimin që kishte pasur vetë ky personazh në edicionin e kaluar.

Moderatori i BBVA-, Liço deklaroi në puntatën e kaluar se këngëtari do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha prezantuesi.

Luiz Ejlli rikthehet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version