Luiz Ejlli i është gëzuar tej mase kualifikimit të Shqipërisë në finale të festivalit së këngës Eurovision.
Përmes një postimi në “Instagram Story”, Luizi thotë se me këtë kualifikim, u kualifikua një rrënjë dhe një brez i tërë i rritur me meloditë e së kaluarës.
Gara e Eurovisionit, për Luizin është e njohur, pasi kishte marrë pjesë edhe vetë, shumë vjet më parë.
“E ndiej këtë jo si sukses, por si thirrje: T’i besojmë më shumë vetes sonë, gjuhës, tingullit dhe rrënjëve tona. Kur muzika është e sinqertë, ajo nuk ka nevojë për përkthim”, shkroi Luizi.
Luiz Ejlli pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Evropa mbrëmë u ngrit në këmbë, finalja është vetëm fillimi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.