Artisti i njohur i muzikës, Ledri Vula, ka pranuar sot një dhuratë të veçantë që e ka befasuar shumë.

Gjithë kjo surprizë i është bërë me rastin e ditëlindjes së tij.

Interpretuesi i shumë hiteve të njohura është surprizuar kur ka marrë një makinë super luksoze të markës “Ferrari”.

“Woow, faleminderit! Çfarë surprize” ka shkruar Ledri krahas videos të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaqet momenti i pranimit të makinës.

Kujtojmë se Ledri po vazhdon të korr sukses në projekte muzikore, të cilat janë bërë hit në mbarë rajonin dhe jo vetëm.

Me stilin e tij unik dhe talentin e pakontestueshëm, ai mbetet padyshim një nga artistët më të dashur dhe më të pëlqyer ndër vite.

Ledri Vula merr dhuratë veturë nga Ferrari, ja kush ia solli / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version