Ndonëse ka vetëm pak ditë që iu bashkua shtëpisë së BBVA-s, Çimi është i eliminuari i kësaj jave, ku mbylli përfundimisht rrugëtimin.

Ai ishte banori më pak i votuari, kështu ishin votat e pakta të cilat e penalizuan atë për të vazhduar garën më tutje.

Çimi kishte hyrë në ditën e 105-të, në kuadër të një Giveway që kishte organizuar Big Brother VIP Albania.

Ndonëse, ishte një banor me dinamika interesante, gara për të u përmbyll përfundimisht sot.

Fillimisht u aludua që do të dilnin dy banorë mbrëmë nga shtëpia e BBVA-s, por nuk ndodhi kështu.

Ky është banori që u eliminua mbrëmë në Big Brother VIP Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version