minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Bastisje për drogë në Gostivar, privohen nga liria tre persona - Shqiperia.info

Më 19.06.2026, në orën 20:15, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i privuan nga liria B.Z. (27) dhe A.Z. (23), të dy nga Gostivari, si dhe J.M. (31) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, te B.Z. u gjet një substancë pluhurore e bardhë. Më pas, në bazë të urdhrit gjyqësor, ishte realizuar bastisje në shtëpinë e tij dhe në hapësirat e bodrumit, ku ishte gjetur marihuanë.

Tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës

Share.
Exit mobile version