minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Kurrë në jetë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”, Lekatari: Armend Rexhepagiqi hapi një diskurs të madh shoqëror - Shqiperia.info

Pas deklaratës së kantautorit të njohur Armend Rexhepagiqi, ku ai foli për instinktin e babait, aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar në Instagram.

Në intervistën e tij në Canape, Rexhepagiqi përmendi natyrshmërinë e instinktit prindëror, çka nxiti një debat mbi këtë temë.

Lekatari, e njohur për pikëpamjet e saj, e quajti të rëndësishëm debatin për prindërimin dhe sfidoi nocionet tradicionale që lidhen me rolet gjinore. Ajo shprehu qëndrimin se koncepti i instinktit prindëror, qoftë ai i nënës apo babait, nuk është biologjik, por një konstrukt shoqëror.

“E kam thënë disa herë, jo se nuk ekziston instinkti i babait, por as i nënës. Këto janë konstrukte shoqërore dhe jo biologjike,” u shpreh Lekatari.

Ajo gjithashtu vlerësoi deklaratën e Rexhepagiqit, duke e cilësuar si një katalizator për hapjen e një diskursi të domosdoshëm mbi prindërimin në shoqëritë shqiptare.

“Është një debat shumë i rëndësishëm që ka ardhur koha të bëhet në shoqërinë tonë,” tha ajo.

Armend Rexhepagiqi hap zemrën si asnjëherë më parë: Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë!

 

“Kurrë në jetë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”, Lekatari: Armend Rexhepagiqi hapi një diskurs të madh shoqëror / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version