Që prej zyrtarizimit të lidhjes së Mozzik dhe Lotina Hazirit, komente të shumta në rrjet e kanë krahasuar kete të fundit me Loredanën.
Shumë herë e krahasuan me Loredanën, andaj në një postim indirekt ka reaguar edhe prezantuesja.
Ditën e djeshme teksa ka ndarë disa foto nga dasma e motrës së saj, Lotina ka zgjedhur të përgjigjet me finesë ndaj komenteve në rrjet në një foto ku shfaqet krah prindërve të saj.
“Dy njerëzit e VETËM në botë me të cilët mund të përngjaj unë”, ka shkruar ajo.
Komentet se ngjan me Loredanën, Lotina Haziri u përgjigjet ndjekësve me një foto / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.