Mbrëmë, qyteti i Shkodrës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar që tërhoqi mijëra fansa.
Interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e bërë mbrëmjen një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Gjatë koncertit nuk munguan momentet prekëse dhe emocionuese, që treguan lidhjen e fortë mes Luizit dhe publikut të tij.
Familja e këngëtarit ishte gjithashtu e pranishme për të ndarë këtë sukses: nëna e tij, partnerja Kiara dhe vajza e vogël, Luna Mari, ndoqën nga afër performancën e Luizit, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë.
Kiara Tito nuk mban lotët në koncertin e Luiz Ejllit në Shkodër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.