minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Këta janë dy banorët që u larguan mbrëmë nga BB VIP Albania - Shqiperia.info

Artisti dhe balerini i njohur, Albi Nako, ka përfunduar garën për çmimin e madh.

Në televotim me të gjithë djemtë e tjerë të shtëpisë, pasi Sara zgjodhi djemtë e jo vajzat, përmes zarfit të zi të “Kutisë së Pandorës”, rezultoi më i votuari.

Përveç Albit, Arta është barorja e dytë që ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmë, duke lënë në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Largimi i Artës në televotimin e dytë me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?” ka lënë banorët si Rike, Vesa dhe Romeo të përlotur, për shkak të raportit te mirë miqësor.

“Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E di që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhin e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit. Jam e lumtur që nuk u ktheva dhe mos u mërzitni. Qëndroni të fortë, vazhdoni sa më shumë të mundeni në debate, ama mos shani, por më shumë argumente”, ishte mesazhi i Artës për banorët.

Këta janë dy banorët që u larguan mbrëmë nga BB VIP Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version