Brad Arnold, këngëtari i grupit rok amerikan Three Doors Down, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në fazën e katërt.

46-vjeçari tha në një video në Instagram se ai ka “karcinoma renale me qeliza të qarta që kishte metastazuar në mushkëri”, duke shtuar: “Dhe kjo është faza e katërt, dhe kjo nuk është vërtet e mirë”.

Grupi u bë i famshëm në fillim të viteve 2000 me hite si “Kryptonite”, “Here Without You” dhe “It’s Not My Time”, dhe ka shitur më shumë se 13 milionë albume në SHBA.

“Tani, besoj se It’s Not My Time është me të vërtetë kënga ime,” u shkroi Arnold fansave në një mbishkrim shoqërues. “Kjo do të jetë një betejë kështu që ne kemi nevojë për lutjet tona!

Këngëtari i “Three Doors Down” zbulon se është me kancer në fazën e katërt / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version