Close Menu
    What's Hot
    I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

    22/09/2025
    Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

    Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban

    22/09/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

      I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

      22/09/2025
      Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

      Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

      22/09/2025

      Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban

      22/09/2025
      Policia ndalon një afgan, tentoi transportimin ilegal të tre shtetasve egjiptianë në Maqedoni

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Showbiz»Këngëtari bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri, jam babai i tyre
    Showbiz

    Këngëtari bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri, jam babai i tyre

    25/04/20254 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Këngëtari bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri, jam babai i tyre
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Këngëtari bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri, jam babai i tyre

    Në një intervistë për Vanity Fair, këngëtari Ermal Meta ka ndarë për herë të parë një histori shumë intime të jetës së tij: rrugëtimin për t’u bërë baba i dy vajzave nga një jetimore në Shqipëri, të cilat së shpejti do të jetojnë me të dhe partneren e tij, Chiara.

    Ai tregon se për vite kishte frikë të bëhej baba, ngaqë kishte frikë se mos përsëriste modelin e të atit të tij. “Për vite me radhë kam menduar se nuk doja fëmijë, sepse kisha frikë se mos bëhesha si im atë. Nuk doja të riprodhoja atë model” ka thënë ai.

    Por jeta kishte plane të tjera për të. Fillimisht, lidhja e tij me një shtëpi për vajza në Shqipëri nisi si pjesë e një angazhimi human. Aty njohu dy adoleshente që do t’i ndryshonin jetën përgjithmonë.

    “Unë dhe Chiara, partnerja ime, për pak kohë do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I kemi njohur kur ishin 15 vjeçe, por për shkak se nuk jemi të martuar, nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeç dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, po ju them, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë më parë për këtë…”

    Për të ishte një lidhje që ndodhi natyrshëm, pa plane, pa skenarë. Ishte zemra që foli.

    “Një verë, vajzat u larguan për të qëndruar me familje të tjera për disa javë. Kur ikën, unë dhe Chiara mbetëm në një heshtje totale. Bënin një zhurmë të madhe kur ishin aty, dhe papritur gjithçka u bë e heshtur. Fillova të qaj si fëmijë, nuk ndalesha dot. U mbylla në banjë sepse ndieja dhimbje”

    Një nga momentet më prekëse ishte ai kur njëra prej vajzave, e cila ka një karakter të ftohtë dhe është shumë e mbyllur i dha atij një gjest të vogël, por me kuptimin më të madh.

    “Njëra nga dy vajzat, ajo më e mbyllura, nuk pranonte kontakt fare. Me Chiaran ishte pak më mirë, me mua – hiç. E kuptova menjëherë çfarë traume kishte. Kur u ndamë, ajo doli nga shtëpia… dhe pastaj u kthye. E pyes: ‘Ke harruar diçka?’. ‘Jo’, tha. ‘Atëherë pse u ktheve?’. Dhe në atë moment, pa thënë asgjë, më vendosi kokën këtu (tregon gjoksin – dhe emocionohet). Aty unë u bëra babai i saj.”

    Për shkak të pamundësisë ligjore për të adoptuar pa qenë të martuar, nuk mund t’i merrnin me vete menjëherë, por gjithçka ka ndryshuar. Tani vajzat janë gati të fillojnë një jetë të re me ta.

    “Kemi ndjekur këshillat e murgeshës që kujdesej për to. Vajzat kanë mbaruar shkollën e mesme në Shqipëri, dhe tani që bëhen madhore, do të mund të jetojnë me ne. Nuk është statusi civil që të bën një prind të mirë – por dashuria.”

    Kur partnerja e tij Chiara mbeti shtatzënë dhe lindi vajzën e tyre biologjike, Fortuna, reagimi i vajzave ishte emocional, i përzier me frikë dhe gëzim.

    “Kur u thamë vajzave që Chiara ishte shtatzënë, u panë me njëra-tjetrën… Unë i sigurova menjëherë: ‘Nuk ndryshon asgjë. Do keni një motër më shumë’. Ato përpiqeshin të tregonin gëzim, por e kuptoj… në jetimore, kur vijnë çifte, vajzat më të mëdha rrinë gjithmonë në një cep, sepse e dinë që askush nuk i zgjedh. Ma kishin thënë vetë: ‘Të mëdhatë nuk i do askush’. Dhe unë iu përgjigja instinktivisht: ‘Po unë ju dua ju’.”

    Sot, ndërsa përgatitet t’i presë në shtëpi, Ermal Meta ndan emocionin e këtij kapitulli të ri: “Jemi shumë të emocionuar. Nuk shohim dot më gjatë. Dhoma janë gati. Ka shumë dashuri që i pret.”/Living.al

    Këngëtari bën rrëfimin emocionues: Kemi adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri, jam babai i tyre / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Kate Middleton bën daljen e dytë publike, pas diagnostikimit me kancer
    2. Blero harron “bebin”, nis një lidhje të re?
    showbiz
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Brad Pitt dhe Courteney Cox ‘ribashkohen’ gati 23 vite më vonë

    23/09/20241 Min Read
    Performancë elektrizuese, shqiptarja lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

    21/09/20241 Min Read
    “Mbrëmë kam parë tmerr me sy”, Luiz Ejlli tregon momentet e panikut në avion

    26/03/20241 Min Read
    Sfida për të mos reaguar, vëllai i Ilnisës futet në Big Brother VIP Albania, aktorja shpërthen në lot

    19/02/20241 Min Read
    Adrola Dushi mahnit me dukjen në bikini nga pushimet

    03/02/20241 Min Read
    Top Posts
    I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

    I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

    22/09/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij Maqedonia

    I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

    22/09/20251 Min Read

    Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një burri 40-vjeçar nga Shkupi i…

    Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

    Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

    22/09/2025

    Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban

    22/09/2025
    Policia ndalon një afgan, tentoi transportimin ilegal të tre shtetasve egjiptianë në Maqedoni

    Policia ndalon një afgan, tentoi transportimin ilegal të tre shtetasve egjiptianë në Maqedoni

    22/09/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Me te lexuara
    I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

    I caktohet masa e paraburgimit një 40-vjeçari nga Shkupi, ka rrahur nënën e tij

    22/09/2025
    Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

    Në 20 komuna do të ketë vetëm dy kandidatë, prijnë Struga dhe Prilepi me nga 9 kandidatë për kryetar komune

    22/09/2025

    Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban

    22/09/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.