
Dy reperë izraelitë kanë bërë thirrje për vrasjen e këngëtares Dua Lipa dhe modeles Bella Hadid që është bërë një lloj himni i luftës në Gaza.
Videoklipi për këngën “Harbu Darbu”, një këngë me tekste militariste, ka mbledhur mbi 18 milionë shikime në YouTube që nga publikimi i saj në nëntor – dyfishi i popullsisë së Izraelit.
Kënga në gjuhën hebraike arrin kulmin me një sekuencë në të cilën yjet e popit izraelit Ness dhe Stilla përmendin “një listë vrasjesh” të atyre që sipas tyre janë përgjegjës për sulmet e 7 tetorit.
Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë.
Kënga e artistëve izraelitë bën thirrje për vdekjen e Dua Lipës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.