minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kate Middleton bën daljen e dytë publike, pas diagnostikimit me kancer - Shqiperia.info

Princesha Kate Middelton sot ka marrë pjesë në një nga ngjarjet e saj të preferuara të verës: Wimbledon.

Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William. Pas mbylljes së ndeshjes ajo do t’i dorëzojë trofeun fituesit.

Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj, princeshë Charlotte dhe motra Pippa Middleton. Kjo është hera e dytë që Kate shfaqet në publik ndërkohë që po trajtohet nga kanceri.

Kensington Palace njoftoi dje se Princesha e Uellsit do të shfaqet në finalen e cila zhvillohet nga ora 15:00 dhe do të dorëzojë trofeun e fituesit.

Në finale po luajnë Novak Gjokoviç (37) dhe spanjolli 21-vjeçar Carlos Alcaraz, i cili e mundi tenistin serb në finalen e Wimbledonit vitin e kaluar. /Reporteri.net/.

 

Kate Middleton bën daljen e dytë publike, pas diagnostikimit me kancer / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version