Ish-drejtori ekzekutiv i “Astronomer”, Andy Byron, është përfshirë në një skandal viral pas një momenti të ndodhur gjatë një koncerti të Coldplay pranë Bostonit, ku ishte i pranishëm me ish-kolegen e tij Kristin Cabot.

Kristin Cabot nuk punon më për Astronomer, tha kompania për BBC-në në një deklaratë.

Largimi i saj vjen pas largimit të Andy Byron, ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë, u largua javën e kaluar.

Pasi pa çiftin duke u përpjekur të fshihej nga kamera, vokalisti kryesor i Coldplay, Chris Martin, i tha turmës: “Ose kanë një aferë dashurie, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”

Jep dorëheqje drejtoresha e burimeve njerëzore e “Astronomer” që u kap në videon virale me eprorin e saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version