Balerina e njohur, Klaudia Pepa këtë edicion të Big Brother VIP Albania ka zgjedhur të përkah një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.

Ndonëse shumëkush priste që të ishte ish-bashkëshorti i saj për të cilin gjithmonë ka thënë se ka marrëdhënie korrekte edhe pas ndarjes, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Balerina Pepa përmes një Story të publikuar në Instagram i ka dhënë mbështetjen e saj, balerinit Graciano Tagani.

Duket se dyshja ka vite që kanë shoqëri me njëri-tjetrin, duke qenë se edhe fotografia është e shumë viteve më parë.

Graciano, është njëri nga banorët të cilit iu dha e para Kuti e Pandorës, ku dhe çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin./Reporteri.net/

Ish-gruaja e Albi Nakos nuk po e mbështet atë në Big Brother VIP Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version