minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
I dhuroi punëtorit të KEK-ut një mijë euro, Mozzik e ‘thumbon’ Labin: E vërteta e bamirësisë është heshtja, e jo rrjetet sociale - Shqiperia.info

Këngëtari dhe humanisti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka shpërndarë një fotografi të një punëtori të KEK-ut, i cili shihet duke kryer punë të rënda dhe ka ofruar publikisht një shpërblim prej 1000 eurosh si dhe një drekë në restorantin e tij personal.

Ai në ditën e sotme (e martë) tha se e ka mbajtur premtimin për shpërblimin, duke treguar se është gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë.

E për këtë u bë një reagim nga Mozzik, i cili siç duket lëshoi një thumb për Labin, ndonëse raportet e tyre kanë qenë të mira.

I njëjti thekson se bamirësia duhet të bëhet në heshtje, e jo që të jetë e dukshme në rrjete sociale – vetëm për pëlqime e lavde.

“Bëje të mirën dhe gjuaje në det – jo për t’u kthyer, por se ashtu ta thotë zemra.

Sepse e mira s’është peshk që e hedh për ta zënë prapë, por bekim që e lëshon pa pritur duartrokitje. Kush e reklamon të mirën, s’e ka bërë për hir të saj – por për veten, për lavdinë, për pëlqimet.

E vërteta e bamirësisë është heshtja, jo ‘story’-t”, ka shkruar Mozzik në Instagram.

I dhuroi punëtorit të KEK-ut një mijë euro, Mozzik e ‘thumbon’ Labin: E vërteta e bamirësisë është heshtja, e jo rrjetet sociale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version