minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay - Shqiperia.info

Pas videos virale ku drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u pa në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot, bashkëshortja e tij Megan ka bërë një veprim domethënës në rrjetet sociale.

Ajo ka hequr mbiemrin e burrit të saj nga profili i saj në Facebook, në atë që shumë e kanë parë si një shenjë të qartë reagimi ndaj situatës.

Momenti që shkaktoi zemërim të madh në internet ndodhi gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ku Byron u kap nga “kamera e puthjes” me Cabot.

Pas transmetimit në ekran gjigand, Cabot u duk e turpëruar dhe u përpoq të mbulonte fytyrën, ndërsa Byron u përpoq të shmangte vëmendjen duke u kthyer.

Reagimi nuk vonoi nga publiku online. Një përdorues i rrjetit X (ish-Twitter) vuri re ndryshimin në profilin e Megan Byron, e cila ka dy fëmijë me CEO-n.

“Gruaja e Andy Byron tani e ka larguar mbiemrin e tij nga Facebook dhe i ka lënë komentet hapura! Çfarë akti elegant! Bravo Megan”, shkruante postimi që mori mbështetje të gjerë.

Komentet dhe mbështetja për Megan u shumuan, me shumë përdorues që i bënë thirrje të kërkojë divorc dhe të “marrë çfarë i takon”, ndërsa videoja vazhdon të bëjë xhiron e rrjetit. /Telegrafi

Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version