Ka nisur edicioni i 69-të i Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, që po organizohet në Basel të Zvicrës. Sot do të performojnë 15 shtete – mes tyre Shqipëria që përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Shqipëria do të performojë e 12-ta me radhë.Votimi për finalist hapet pasi të përfundojë performanca e fundit.

10 nga 15 shtetet që performojnë sonte kalojnë në finale. Sivjet mënyra se si do të shpallen 10 finalistët do të jetë më ndryshe. Për nëntë shtetet e para që kualifikohen, tre artistë do të shfaqen në ekrane të ndara, nga të cilët njëri prej tyre do të shpallet si finalist. Dy artistët e tjerë nuk eliminohen, por e vazhdojnë garën. Mund të ndodhë që i njëjti artist të shfaqet dy ose tre herë në ekranin e ndarë.

Për vendin e dhjetë në finale, nuk do të përdoret ekran.

Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, sonte performon Shqipëria – këtu mund ta ndiqni LIVE / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version