minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - Shqiperia.info

Një debat i ashpër mes reperit Gjesti dhe banorit Vserlo ka tërhequr vëmendjen e publikut në orët e vona të natës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Përplasja nisi kur Gjesti kritikoi Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke i kërkuar llogari për mënyrën si etiketon banorët e tjerë.

Teksa diskutimi u tensionua, Gjesti u mundua të justifikonte fjalët e tij, por një gafë e tij në gjeografi bëri që debati të marrë një kthesë tjetër.

“Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!” – tha Gjesti, duke ngjallur reagime të menjëhershme nga të pranishmit.

Në atë moment, Rozana ndërhyri për ta korrigjuar reperin, duke i thënë: “Jo, jo zemra ime, gabim e ke. Kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia. Bullgaria është shtet, s’ka lidhje me Serbinë”.

Por, në vend që ta pranonte gabimin, Gjesti këmbënguli në qëndrimin e tij: “Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”.

Ky moment shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kursyen memet dhe komentet humoristike për gafën e tij.

“Gjeografia sipas Gjestit” u bë shpejt një nga temat më të përfolura në rrjetin social X (ish-Twitter), ku edhe videoja e këtij momenti ka qarkulluar me të madhe.

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version