
Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.
Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.
Pasi tensionet u rritën dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.
Gerta e lëndoi në sy Gjestin me alkool, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.