
A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.
Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i Festivalit Sunny Hill. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit. Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime.
@sunnyhill_festival Essentials packed, let’s vibe! #sunnyhill #sunnyhillfestival #kosovo #prishtina #prishtinacity #kosovatiktok #viraltiktok #giveaway ♬ original sound – Sunny Hill Festival
Çka mund të merrni me vete?
ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues;
Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira;
Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar.
SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda;
Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta;
Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura;
Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.
Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!
Substanca të paligjshme dhe narkotike;
Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);
Ushqime e pije nga jashtë;
Objekte të mprehta.
Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/
Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.