Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka folur hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës personale.

Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje interesante: “Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”.

Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion e patriotizëm.

“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi Fejzullahu per podcastin “Flet”.

Për Ermalin, ideali i një Shqipërie të madhe nuk është thjesht një mendim i largët, por një ëndërr personale për të cilën është i gatshëm të sakrifikojë edhe një pjesë të pasurisë së tij.

Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version