
Moderatori Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, duke ndërprerë rrugëtimin në mes për shkak të një urgjence familjare.
Në shtëpinë ka mbërritur në zarf i kuq, i cili u ka sqaruar banorëve arsyen e largimit të moderatorit.
“Për shkak të një urgjence familjare Drinit i është dashur të lërë Shtëpinë. Atij është shumë mirënjohës për të gjithë kohën që ka kaluar me ju dhe ju uron sukses për të gjithë rrugëtimin tuaj në vazhdim.
Me largimin e Drinit, i cili ishte edhe lideri i Shtëpisë këtë javë ju duhet të zgjidhni një lider të ri”- thuhet në zarfin me instruksione të Vëllait të Madh të lexuar nga Juli.
Ende pa u bërë një javë, moderatori i njohur lë shtëpinë e Big Brother Vip Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.