Efi Dhedhes, është përballur me akuza në rrjete sociale, ku një ndjekëse e ka komentuar publikisht duke e lidhur me një listë vajzash që pretendohet se kanë kontakte me të burgosur.

Komentuesja shkroi: “Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve.”

Pas kësaj, Efi ka reaguar ashpër në rrjete sociale, ku mohon kategorikisht akuzat dhe kërkon ndaljen e shpifjeve.

“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni, duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime nuk e di nga i marrin informacionet që janë kaq të sigurt, nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, unë njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre, nuk është se ma ndjen, nëse po e bëj këtë story është se të lutem aman a u kënaqët, a mbaruat punë ju njerëzit e mjerë që s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur, nëse keni mbaruar punë më thoni që të vazhdoj të postoj prap. Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., nëse do të ishte shkruar diku emri im do të ishte E.Dh”, ka thënë ajo.

Efi reagon pas akuzave për kontakte me të burgosur: A u kënaqët, o njerëz të mjerë? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version