minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Edona Llalloshi reagon pasi iu bashkua Vetëvendosjes, tregon cili do të jetë fokusi i saj në politikë - Shqiperia.info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Emri i Edonës tashmë është pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie, ku ajo do të mbajë numrin 19.

Në postimin e saj në Instagram, Edona ka thënë se e ka marrë këtë hap për të kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe adresimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore.

“Të dashur qytetarë të vendit tim, publiku im i çmuar, familjarë të dashur, Me kënaqësi dua të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e listës Lëvizja Vetëvendosje”, shkroi ajo.

Ajo theksoi se qëllimi i saj është të krijojë politika që reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke përfshirë çështje si barazia gjinore, dhuna në familje dhe promovimi i kulturës.

“Besoj fuqishëm se mund të krijojmë politika të cilat reflektojnë nevojat reale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Përkushtimi im do të jetë adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, dhunën në familje, kulturën dhe jo vetëm”, shkroi ndër të tjerash Edona.

Edona, e njohur për karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme në muzikë, ka fituar zemrat e publikut si një ambasadore e kulturës shqiptare, dhe tani synon ta shfrytëzojë këtë përvojë për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Edona Llalloshi reagon pasi iu bashkua Vetëvendosjes, tregon cili do të jetë fokusi i saj në politikë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version