Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi u raportua se ishte përzgjedhur nga familja Rugova për të performuar në dasmën e Teuta Rugovës, vajzës së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ajo ishte e ftuar për të kënduar në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila përkon me kurorëzimin e dashurisë së Teutës me Agron Gjeloshajn.

Megjithatë, për shkak të një angazhimi të mëhershëm, Edona  tha se nuk mundi të merrte pjesë në dasmën e organizuar, pavarësisht dëshirës së saj për të qenë pjesë e këtij momenti të veçantë.

Ajo theksoi se kishte ndjerë nderin që ishte ftua nga familja Rugova.

Dasma e Teuta Rugovës dhe Agron Gjeloshajt u zhvillua me pjesëmarrjen e  shumë personaliteteve të njohura.

E ftuar për të këndua në dasmën e Teuta Rugovës, por s’mori pjesë – Edona Llalloshi del me reagim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version