minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët - Shqiperia.info

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, gjatë natës së parë të festivalit të “Sunny Hill”, dedikoi një surprizë të bukur për të gjithë pjesëmarrësit.

Dua Lipës në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ i është bashkuar edhe baba i saj, Dukagjin Lipa.

Të dy ata së bashku kanë kënduar këngën e Gjurmëve ‘Era’.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohen edhe fansat teksa interpretojnë këngën.

Sonte ka filluar festivali ‘Sunny Hill’. Në skenën e këtij festivali ashtu siç edhe ishte paralajmëruar është ngjitur këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare ka ndezur menjëherë atmosferën me përformancën e saj.

Ky festival do të zhvillohet edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, ku të dielën do të jetë dita e fundit.

Përveç Dua Lipës janë edhe shumë këngëtarë të tjerë të famshëm vendorë e botërorë që do të përformojnë.

Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version