
Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, ka shpërndarë mëngjesin që ha në shtëpinë e prindërve të saj.
Një mëngjes tipik shqiptar, Dua në shqip ka treguar përbërësit në pjatën e saj.
“Mëngjesi te prindërit e mi: Llokuma, ajvar, speca e sugjuk”, ka shkruar ajo, ndërsa tregoi se ka qënduar në shtëpi “për dy sekonda” meqë gjendet në tur.
Sidoqoftë, nuk dihet nëse e ka pasë fjalën për shtëpinë e saj në Prishtinë apo në Londër.
Një ditë më parë, Dua ka qenë në Pragë për koncertin e saj.
Dua Lipa tregon mëngjesin që ha te prindërit e saj: Llokuma, ajvar, speca e sugjuk / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.