minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Dua Lipa i futet biznesit bashkë me të fejuarin, hapin produksion për realizimin e filmave - Shqiperia.info

Çifti i famshëm, Dua Lipa dhe Callum Turner, i kanë hyrë biznesit së bashku.

Siç raporton “The Sun“, këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore ka krijuar këtë javë një kompani prodhimi filmi të quajtur “TwentyTwo Films Limited” me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner, përcjell Reporteri.net.

Ata kanë aksione të barabarta në firmë, e cila ka shënuar natyrën e biznesit të saj si “aktivitetet e prodhimit të filmit dhe programeve televizive”.

Duke u bazuar në këtë, duket se ata janë të gatshëm të ndjekin hapat e Margot Robbie dhe burrit të saj, producentit Tom Ackerley.

Ata kanë kompaninë e tyre të prodhimit, LuckyChap, e cila ka prodhuar filma të suksesshëm si I, Tonya, Saltburn dhe Barbie – në të cilin Dua ka pasur një rol.

Një burim tha: “Dua dhe Callum janë të dy njerëz shumë ambiciozë dhe kanë shumë plane për projekte që duan të realizojnë së bashku.”/Reporteri.net

Dua Lipa i futet biznesit bashkë me të fejuarin, hapin produksion për realizimin e filmave / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version