Dua Lipa mund të jetë emri i madh i radhës në një nga skenat më të mëdha të botës – ajo e “Super Bowl Halftime Show”.
Sipas burimeve të huaja, përfshirë raportimet e Pop Tingz, këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë një ofertë zyrtare për të performuar në Super Bowl 2026, që do të zhvillohet më 8 shkurt 2026, dhe do të transmetohet nga NBC.
Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar ende nga vet Dua apo NFL, ky lajm ka ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe fansat po shprehin entuziazmin për një performancë të mundshme të saj në këtë event prestigjioz, ku më parë kanë performuar yje si Beyoncé, Rihanna, Shakira e The Weeknd.
Super Bowl 2026 do të mbahet në Kaliforni, dhe logoja e edicionit përfshin ngjyra të ndritshme me pamje ikonike si Ura e Golden Gate, duke sinjalizuar një event madhështor në përgatitje. /Prive
Dua Lipa drejt Super Bowl? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.