minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Don Xhoni gjobitet nga policia shqiptare, po bënte gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë - Shqiperia.info

Reperi i njohur Don Xhoni, me emrin e vërtetë Xhonatan Isufi, është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur pasi artisti me origjinë nga Kosova u zbulua nga autoritetet duke zhvilluar gara shpejtësie me një automjet luksoz në rrugët e Tiranës.

Sipas burimeve të medieve lokale, Don Xhoni është dënuar me një gjobë prej 40 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi reperi ishte në timonin e një Lamborghini ngjyrë portokalli, një mjet që shquhet për performancën e lartë dhe çmimin e saj të konsiderueshëm.

Vetë artisti ka konfirmuar indirekt ndodhinë duke postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke drejtuar të njëjtin automjet.

Don Xhoni gjobitet nga policia shqiptare, po bënte gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version