minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Divorc në familjen mbretërore të Austrisë: Ndahen më pak se dy vjet pas martesës - Shqiperia.info

Divorc në familjen mbretërore të Austrisë: Më pak se dy vjet pas dasmës së tyre, Arkiduka Aleksandër dhe kontesha Natacha Roumiantzoff-Pachkevitch, vendosën të ndajnë rrugët.pas

Arkiduka kishte kohë që nuk ishte pare më në shoqërinë e gruas së tij dhe nuk mori pjesë as në varrimin e Kryedukeshës së Austrisë Estella, që u bë pranverën e këtij viti. Thashethemet për divorcin e çiftit filluan të shfaqen kur kontesha Natacha Roumiantzoff-Pachkevitch mori pjesë në një event të organizuar në Ditën e Shën Valentinit, ku u prezantua me emrin e vajzërisë. Megjithatë, çifti mbretëror nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për një divorc të mundshëm, edhe thashethemet po intensifikohen gjithnjë e më shumë.

Në shtator 2023, Alexander, stërnipi i Charles I, perandorit të fundit Habsburg të Austrisë, u martua me Natacha Roumiantzoff-Pachkevitch. Të dy bënë një dasmë madhështore, ku morën pjesë disa nga njerëzit më të rëndësishëm nga e gjithë bota. Ndër të ftuarit ishin: Dukesha e Madhe Stephanie e Luksemburgut, Duka i Madh Guillaume i Luksemburgut, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës dhe Princi Joachim i Belgjikës./Bordo.al

Divorc në familjen mbretërore të Austrisë: Ndahen më pak se dy vjet pas martesës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version