Dua Lipa ka bashkëpunuar me prodhuesin legjendar të makinave Porsche për të krijuar një version të personalizuar të modelit të fuqishëm 911 GT3 RS, i cili u prezantua për herë të parë gjatë fundjavës së Garës së Çmimit të Madh në Monako.

Makina ekskluzive, e quajtur Dua Lipa Rennstall GT3 RS, është e pajisur me paketën e lakmuar Weissach, rrota magnezi, komponentë nga fibra karboni, frena Porsche Ceramic Composite dhe motor 4.0 litra atmosferik me gjashtë cilindra që arrin deri në 9,000 rpm.

Pamja e jashtme është e veshur me një grafikë të veçantë shumëngjyrëshe, të dizajnuar personalisht nga vetë Dua Lipa, dhe është frymëzuar nga turneu i saj “Radical Optimism”.

Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të dhurohen për Fondacionin Sunny Hill, organizatë bamirëse e themeluar nga këngëtarja për të ndihmuar komunitetet në Kosovë.

Makina do të ekspozohet në Goodwood Festival of Speed dhe në #SothebysParis, ndërsa ankandi është i hapur deri më 31 korrik. Regjistrimi për ofertuesit është aktiv në faqen zyrtare të RM Sotheby’s.

Del në ankand vetura “Porsche” e krijuar në bashkëpunim me Dua Lipën, të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version