Close Menu
    What's Hot
    Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro

    Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro

    22/03/2026

    Hoxha: Po realizojmë projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet

    22/03/2026
    MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    22/03/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      28/01/2026
      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      28/01/2026
      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      28/01/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro

      Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro

      22/03/2026

      Hoxha: Po realizojmë projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet

      22/03/2026
      MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

      MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

      22/03/2026

      Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      28/01/2026
      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      28/01/2026
      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      28/01/2026
      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      28/01/2026
      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      28/01/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Showbiz»‘DailyMail’ shkruan për nënën e Dua Lipës: I shpëtoi luftës në Bosnjë dhe u trajnua për t’u bërë avokate
    Showbiz

    ‘DailyMail’ shkruan për nënën e Dua Lipës: I shpëtoi luftës në Bosnjë dhe u trajnua për t’u bërë avokate

    30/06/20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    ‘DailyMail’ shkruan për nënën e Dua Lipës: I shpëtoi luftës në Bosnjë dhe u trajnua për t’u bërë avokate
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    ‘DailyMail’ shkruan për nënën e Dua Lipës: I shpëtoi luftës në Bosnjë dhe u trajnua për t’u bërë avokate

    Me bukurinë e saj natyrale, stilin e sofistikuar dhe ngjashmërinë e pabesueshme me vajzën e saj të famshme, Anesa Lipa – nëna e Dua Lipës – duket se ka gjithçka që i nevojitet për të qenë vetë një yll popi.

    Në moshën 52-vjeçare, ajo është kthyer në një sensacion më vete, duke mbledhur mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, teksa ndjek Duan në çdo cep të botës, shkruan DailyMail.

    Me një gardërobë që përfshin minifunde nga Versace, xhaketa lëkure dhe fustane elegante koktejsh, profili i saj në rrjete sociale mund të ngatërrohej lehtë me atë të një influencueseje të njohur – aq më tepër kur shoqërohet me udhëtime të njëpasnjëshme.

    Sot, Anesa është jo vetëm fansja më e madhe e Duas, por edhe shoqëruesja e saj më besnike, duke marrë pjesë në çdo ngjarje madhore – nga Grammy, në performancën historike në Glastonbury, deri te çmimet Brit.

    Fundjavën e kaluar, kur Dua realizoi ëndrrën e saj të madhe dhe mbushi plot Wembley Stadium në Londër, nënë e bijë qëndruan krah për krah – dukshëm thuajse identike.

    Dikur një juriste në praktikë, Anesa së bashku me bashkëshortin e saj Dukagjin Lipa, jetonin në Kosovë – atëherë pjesë e Jugosllavisë – derisa shpërtheu lufta në Bosnje në vitin 1992.

    Tashmë të zhvendosur për shkak të regjimit të Slobodan Milosheviqit, ata mbërritën në Londër si refugjatë, duke punuar si kamarierë në kafene e bare, para se Anesa të rikualifikohej në fushën e turizmit.

    Është e qartë se prej tyre Dua e ka trashëguar etikën e saj të fortë të punës. Vetë ajo ka treguar për British Vogue se zgjohet në orën 6:30 të mëngjesit për Pilates, ushtrime me pesha, prova vallëzimi, seanca në studio dhe trajnime – pa harruar pasionet e shumta jashtë muzikës.

    “Kam parë prindërit e mi të punojnë çdo ditë të jetës sime”, i tha ajo The Guardian në vitin 2018. “Babai im gjithmonë më thoshte: Duhet të punosh shumë, shumë fort vetëm për të pasur një pikë fati”.

    Dua lindi tre vjet pas mbërritjes së prindërve në Londër, por kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, familja Lipa u kthye në Prishtinë. Vetëm pak vite më vonë, ajo mori një vendim të guximshëm: në moshën 15-vjeçare, u kthye e vetme në Mbretërinë e Bashkuar për të ndjekur ëndrrën e saj për të qenë një yll i muzikës.

    Në një intervistë për British Vogue, Anesa kujtoi: “Kemi kaluar shumë sfida dhe situata të vështira në jetë, por si familje gjithmonë i kemi tejkaluar bashkë”.

    Sa i përket vendimit për të lënë Duan të kthehej vetëm në Londër, ajo pranoi: “Mendoj se është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë, por ajo ishte kaq e vendosur dhe plot ëndrra. Që e vogël e dinte çfarë donte. Ishte shumë e pjekur dhe ne besuam tek ajo.”

    Dua e ka përshkruar gjithnjë marrëdhënien me familjen si thelbësore për stabilitetin e saj emocional në mes të gjithë ‘çmendurisë’ së famës.

    Në një paraqitje te Graham Norton vitin e kaluar, ajo tha: “Jam shumë e lidhur me prindërit e mi, që më kanë besuar gjithmonë dhe kjo më ka bërë të jem sa më e mirë e mundshme. Familja më mban me këmbë në tokë”.

    Në një postim për Ditën e Nënës në vitin 2021, Anesa deklaroi se “të qenit nënë” është arritja e saj më e madhe. Dhe ajo është në çdo hap pranë Duas – si në sallat madhështore të Grammy-ve, ashtu edhe në turneun aktual Radical Optimism, që arriti kulmin me një koncert spektakolar në Wembley.

    Ajo madje e ka mbështetur hapur vajzën e saj në çdo arritje – si në vitin 2020, kur Dua mori gjashtë nominime për Grammy dhe Anesa shkroi në Instagram: “URIME PËR 6 NOMINIME!!! JAM SHUMË KRENARE PËR TY! TË DUA!”

    Përveç anës mbështetëse, Anesa ka luajtur rol edhe në organizimin profesional të karrierës së Duas. Ajo është e regjistruar si drejtoreshë në Companies House, ndërkohë që vetë Dua ka themeluar bashkë me të atin Festivalin Sunny Hill.

    Në një intervistë për Wired në vitin 2020, Dua tregoi me mall për nënën e saj: “Nëna ime është një engjëll i dërguar nga lart. Quhet Anesa, dhe është shkëmbi dhe superheroinë ime”.

    Ajo zbuloi gjithashtu se kënga e parë që ka shkruar në jetë – në moshën katërvjeçare – ishte një këngë në gjuhën shqipe, kushtuar Anesës. “Kur të rritem, a mund ta vesh fustanin tënd? A mund të marr këpucët e tua? A mund të jem po aq e bukur sa ti?”, thuhej në tekstin e vogël. “Ende e këndojmë në shtëpi dhe qeshim me të”.

    Sot, Anesa është e pranishme në çdo moment të rëndësishëm të jetës së Duas – qoftë në koncertet e mëdha, festivalet ndërkombëtare apo turnetë që e çojnë anembanë globit. Me hijeshinë e saj, përkushtimin dhe dashurinë e pakushtëzuar për vajzën, ajo është më shumë se një nënë – është forca e heshtur që qëndron pas suksesit të një prej yjeve më të ndritur të muzikës pop. /Telegrafi/

    ‘DailyMail’ shkruan për nënën e Dua Lipës: I shpëtoi luftës në Bosnjë dhe u trajnua për t’u bërë avokate / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Një incident i pazakontë, video që u bë virale për pak minuta nga oborri i Big Brother VIP Albania
    2. 30 mijë Euro gjobë Klan’it për futjen e Atilla Kardesh në “Big Borther VIP Kosova”
    showbiz
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

    Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

    30/07/20251 Min Read
    Rikthimi i shumëpritur po ndodhë, Armend Rexhepagiqi nesër publikon “Dashni e vjetër”

    Rikthimi i shumëpritur po ndodhë, Armend Rexhepagiqi nesër publikon “Dashni e vjetër”

    03/06/20251 Min Read
    Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për dëmet e uraganeve Helene dhe Milton

    Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për dëmet e uraganeve Helene dhe Milton

    10/10/20241 Min Read
    Jul Deda ‘shpërthen’ ndaj Eglës: Fitoren ta dha Dhoma e Bardhë, shkele me dy këmbët zarfin e zi

    Jul Deda ‘shpërthen’ ndaj Eglës: Fitoren ta dha Dhoma e Bardhë, shkele me dy këmbët zarfin e zi

    29/05/20242 Mins Read
    Jul Deda shpërthen me Eglës: Dole brodhe me makinë

    Jul Deda shpërthen me Eglës: Dole brodhe me makinë

    28/05/20242 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro Maqedonia

    Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro

    22/03/20261 Min Read

    Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar dje në polici se është mashtruar nga personi A.I.…

    Hoxha: Po realizojmë projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet

    22/03/2026
    MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    22/03/2026

    Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

    22/03/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro

    Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar, i morën 2,700 euro

    22/03/2026

    Hoxha: Po realizojmë projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet

    22/03/2026
    MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    MPB: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    22/03/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.