minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen - Shqiperia.info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar e zhgënjyer pas përfundimit të finales së Eurovision 2025, ku Shqipëria, e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, u rendit në vendin e tetë, pavarësisht mbështetjes së madhe nga publiku.

Dafina, e cila ishte një ndër mbështetëset më të zjarrta të grupit gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Eurovision, nuk i fshehu emocionet pas shpalljes së rezultateve.

Me një postim të shkurtë, por të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, ajo shkroi: “Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”.

Deklarata e saj lë të kuptohet se renditja e Shkodrës Elektronike në vendin e tetë nuk ishte për shkak të performancës apo këngës, por si pasojë e prapaskenave politike të këtij konkursi.

“Zjerm” u prit shumë mirë nga publiku evropian, duke marrë 173 pikë në televotim – një nga notat më të larta të mbrëmjes – dhe konsiderohej si një nga performancat më të veçanta dhe artistikisht të guximshme të finales. Megjithatë, votat nga juritë profesionale nuk e favorizuan njësoj, çka ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë, Austria u shpall fituese e Eurovision 2025 në një garë të ngushtë dhe plot tension politik, siç u konsiderua nga shumë analistë të festivalit.

Reagimi i Dafinës është një ndër shumë zërat kritikë që po ngrihen pas finales, duke rikthyer në vëmendje diskutimin e kahershëm mbi balancën mes artit dhe politikës në skenën e Eurovisionit. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version