Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë për herë të parë emocionet pas lindjes së djalit të saj të parë, Daskan Gjergji.

Artistja falënderoi ndjekësit për dashurinë dhe mirëseardhjen që i kanë dhënë të voglit në këtë botë, duke ndarë reflektime të thella për përjetimin e mëmësisë.

“Me u bo nanë osht si me bo update n’krejt jetën, shpirt, trup, zemër, karrierë… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thellë,” shkroi Dafina.

Ajo e përshkruan këtë periudhë si një fillim të ri plot emocion, ku gjithçka merr kuptim tjetër.

Artistja nuk harroi të nderojë edhe të gjitha nënat që, sipas saj, “sakrifikojnë gjithçka” dhe janë “superheroina e kësaj bote.” Në të njëjtën frymë vlerësimi, Dafina shprehu mirënjohje edhe për baballarët që qëndrojnë pranë partnereve të tyre si mbështetje e pakusht.

Duke i kushtuar një falënderim të veçantë bashkëshortit të saj, këngëtarja e përshkroi si “shkëmbin” e saj dhe si shembullin më të mirë që djali i tyre mund të ketë.

“Ju du krejtve shumë. Le ta nisim këtë kapitull të ri bashkë,” përfundon ajo, duke lënë të kuptohet se ky moment i ri në jetën e saj do të ndikojë edhe në drejtimin artistik e personal që do të marrë në vazhdim.

Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar, nder e respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka – jeni superheroina / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version