Brad Pitt po bëhet më i sinqertë se kurrë për rrugëtimin e tij drejt rehabilitimit prej varësisë nga alkooli.

Aktori fitues i çmimit Oscar foli në podcast-in “Armchair Expert” me Dax Shepard, ku për më shumë se dy orë rrëfeu hapur për luftën me varësinë nga alkooli, pas një periudhe që ai e përshkruan si një “shok i thellë emocional”.

“Në atë pikë isha me gjunjë në tokë. Ishte një kohë shumë e vështirë. Po pranoja gjithçka, po provoja gjithçka. Kisha nevojë për një ‘restart’. Kisha nevojë të zgjohesha, dreqi ta hajë”, tha ai.

Kur ai vendosi të hyjë në një grup mbështetjeje, fillimet nuk ishin të lehta. “Jam disi i turpshëm në situata të reja,” pranon Brad. Por pas garancisë nga një mik se ishte një ambient i sigurt, ai filloi të ndihej mirë dhe të hapej. “U bë diçka që e prisja me padurim.”

Pjesë e procesit të shërimit për të ishte edhe dëgjimi i historive të burrave të tjerë në grup, gjë që ai e përshkruan si thellësisht prekëse dhe të mbushur me ndjeshmëri, gabime, por edhe humor. “Ishte një përvojë shumë e veçantë,” tha aktori.

Pitt është rrëfyer më parë për vendimin për t’u rehabilituar pas ndarjes me Angelina Jolie në vitin 2016. Në një intervistë për New York Times në vitin 2019, ai e cilësoi divorcin si “zgjimin” që i duhej për të ndaluar konsumimin e alkoolit.

Brad Pitt flet për periudhën e errët të alkoolizmit: Isha me gjunjë në tokë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version